Gazetarja zbulon motivet e vrasjes në Elbasan: Bëhet fjalë për 2 grupe kriminale, në Britani ka humbur një sasi prej 60 kg kokainë…

0

Gazetarja  Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen dhe motivet e vrasjes të ndodhur pak orë më parë në qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë Lulzim Bitri dhe i plagosur rëndë Ardian Çollaku.

E ftuar në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën, Lala tha se ngjarja e sotme është një përplasje që zgjat që prej vitit 2010 ku konflikti i ka rrënjët në Britani, vend në të cilin ka humbur një sasi e konsiderueshme kokaine prej 60 kg.

Lala tha se bëhet fjalë për 2 grupe kriminale njëri prej të cilëve vepron në Dubai pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari tashmë i arrestuar nga autoritetet atje. Grupi tjetër është ai i Endrit Alibeaj i arrestuar para 3 vitesh së bashku me xhaxhain e tij në Elbasan. Lala mëson se Lulzim Bitri ka qenë krahu i djathë i Tao Çelës që është një nga të përfshirët në grabitjen e Rinasit.

“ Është një përplasje që zgjat prej vitesh, të paktën prej viti 2010 ku në Britani ka humbur një sasi prej  60 kg kokainë.  Bëhet fjalë për 2 grupe kriminale që ka emra shumë persona të botës së krimit atje përfshirë edhe Eldi Dizdarin që është i arrestuar në Dubai. Nga ana tjetër kemi grupin e Endrit Alibeaj që është i arrestuar në vitin 2018 në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij.  Sasia është vjedhur në një nga portet në Britani. Lulzim Bitri ka qenë, krahu i djathtë i Tao Çelës i cili mban mbi supe 4 vrasje dhe pjesë e ngjarjes në Rinas. Nga ana tjetër Ardian Çollaku ka edhe mbiemrin  të ndryshuar. Emri i tij lidhet edhe me vrasjen e Everest Çakës. Ai konsiderohej si truri i bandës së Erjon Alibeajt. Pas arrestimit  nuk u provua se është përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje. Pra motivet e ngjarjes është: Një vrasje e dyfishtë për larje hesapesh për trafik drogë. Në aktivitet e tyre të mëparshme nuk kanë pasur përfitime. Përfitimet me të mëdha i kaë pasur me përplasjet mes bandave në trafikun e drogës”- tha gazetarja Lala.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here