Gazetarja:“Dua Lipës i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë”-U mbajt sekret…

0

Ajo kaloi thujase pjesën me të madhe të kohës në Jug të vendit, nga ku na ka servisur foto dhe video të mrekullueshme.

Por, si duket ardhja e këngëtares është shoqëruar me surpriza të mëdha.

Gazetarja, Lotilda Harka teks aishte e ftuar në programin “Rudina’ zbuloi një lajm të mbajtur deri më tani sekret.

Harka tregon se në fakt këngëtarja me famë ndërkombëtare ka një shtëpi në jug të Shqipërisë, që prej vitit të shkuar.

“Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar.

Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve… i kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm.

Ndërsa, gazetari Eraldo Rexho shtoi: “Mora vesh që një tjetër shtëpi është dhuruar në një zonë tjetër të jugut të Shqipërisë, po prap gjatë kësaj vere. Me siguri deri në fund të këtij viti, Dua do ketë shtëpi në çdo qytet shqiptar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu