Gazidede krah Bashës: “Berisha do të shkatërrojë PD-në, ka dhënë 100 mijë lekë për…”

0

Kryetari i PD për degën e Dibrës, Naim Gazidede, ka hedhur akuza të forta ndaj ish kryeministrit Sali Berisha duke thënë se ky i fundit kishte plan të shkatërronte PD-në vetëm për dinjitetin e tij.

Në mbledhjen e krerëve të degëve, Gazidede ka mbajtur krahun e Bashës duke thënë se deputetët që kërkonin largimin e tij nuk duhet të merrnin atë vendim sepse nuk ishin konsultuar me demokratët.

Naim Gazidede, kryetar PD, Dibër: Berisha e ka shprehur se para dinjitetit tim nuk pyes për asgjë, pra as për pd. Ai do ta shkatërrojë PD, I ka hyrë kësaj rruge. Nuk mund të marrin vendim disa deputetë pa na pyet ne. Me kë u konsultuan? Ata nuk njohin asnjë demokrat. Për mua zgjidhja është: duhet të vazhdojmë punën. Të plotësohen strukturat e të vijojmë punën. Në foltore është një pjesë e mafies. Foltorja ka dhënë nga 100 mijë lek për komisionerë e vëzhgues. Ku I gjetën këto para? Sali Berisha ka hall të madh dhe ka të tjerë andej që kanë po kaq hall të madh. Formula e zgjidhjes eshte te bashkojme sa me shume demokrat, te plotesojme strukturen dhe të punojmë me çdo qytetare. Nuk e zgjidh problemin dorëheqja e Bashës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu