“Gëzuar Pashkët nga Fieri”, kryeministri Rama uron besimtarët me foton e veçantë

0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një urim për besimtarët katolikë për Ditën e Pashkëve.

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale një foto të vezëve me ngjyra që janë simbol i Pashkëve, ku uron: “Gëzuar Pashkët nga Fieri”.

4 prilli 2021 është dita e Pashkës së Madhe. Sipas Besëlidhjes së Re, është kremtimi i ringjalljes së Krishtit tri ditë pas kryqëzimit të tij.

Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit. Gjatë meshës ku kremtohet ngjallja e Krishtit besimtarët i thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu