Gjekmarkaj nxjerr dokumentet: Ja si Gjinushi kërkoi shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i është përgjigjur kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, duke publikuar dokumentet që sipas tij, faktojnë se si Skënder Gjinushi ka kërkuar asgjësimin apo më keq shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, duke ia hequr asaj statusin e autonomisë universitare.

Gjekmarkaj thotë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ironizon Gjinushit me fjalët e Fishtës, duke u shprehur se “Rrenat ja ka lanë lija zanat”!”.

Më herët Gjinushi tha se nuk bëhet fjalë për një shkrirje por për një bashkim të Qendrës së Studimeve Albanologjike me Akademinë e Shkencave, me qëllim që qeveria të kthejë më shumë sytë nga shkenca.

Deklarata e Gjekmarkajt:

Ja e vërteta e dokumentuar: sesi Gjinushi *& Co kanë kërkuar asgjësimin, më keq sesa shkrirjen, e Akademisë së Studimeve Albanologjike duke ia hequr asaj statusin e autonomisë universitare që kjo gëzon falë Ligjit nr. 80/2015 “PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, me gjithë të metat e këtij Ligji, dhe kthimin në statusin e vendimit të Komitetit Qendror të PPSH të vitit 1972 të instituteve të Albanologjisë (Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimeve të Artit etj.)! Shikoni relacionin e Gjinushit dhe reagimim e Akademisë së studimeve Albanologjike nëpërmjet shkresës zyrtare të firmosur nga Rektori legjitim i këtij institucioni pra i dekretuar nga Presidenti i Republikes Prof Dr Luan Perzhita ! Sot ai( Gjinushi) i padekretuar dhe jo legjitim fakt ky për të cilin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë do ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese, para gazetarëve foli për “bashkim” ! Kishte me thanë Fishta “Rrenat ja ka lanë lija zanat”!

foto galeri

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu