Gjen vdekjen e menjëhershme 44-vjeçari, hidhet nga kati i shtatë i pallatit (Pamjet)

0

 

Një 44 vjeçar është hedhur nga kati i 7 i një pallati në Tiranë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit studenti, tek terminali, ndërsa shkaqet e hedhjes së 44 vjeçarit nuk dihen ende.
Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Nga informacioni paraprak që vjen nga autoritetet policore, dyshohet se 44 vjeçari me inicialet E.K, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Plotë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu