Gjendet gjysma e trupit të një njeriu në det në greqi, dyshohet se i përket një fëmije emigrant

0

GREQI- Një pjesë e një trupi është gjetur nga disa fëmijë në plazhin e Kastros në Lefkada. Mediat greke shkruajnë se fëmijët kanë menduar fillimisht se bëhej fjalë për një breshkë të ngordhur dhe e kanë marrë për t’ua treguar të afërmve të tyre që kishin në bregdet.

Kanë qenë të rriturit ata që kanë kuptuar se ishin mbetje trupi të një fëmije dhe kanë njoftuar autoritetet. Trupi është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore dhe dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një fëmijë emigrant që ka humbur jetën pas përmbytjes së ndonjë anije.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu