Gjendet i mbytur në Vjosë një 58-vjeçar, ishte zhdukur që më 18 qershor, familja dha alarmin

0

58-vjeçari rezultonte i zhdukur që më 18 qershor, ndërsa largimi i tij nga banesa ishte bërë i ditur për autoritetet nga familjarët.

Një 58-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Vjosë. Policia njofton se trupi i A. P., banues në Përmet u gjet rreth orës 13:30. Po ashtu, është bërë me dije dhe se i ndjeri, rezultonte i zhdukur që më 18 qershor, ndërsa largimi i tij nga banesa ishte bërë i ditur për autoritetet nga familjarët.

Trupi i 58-vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu