Gjendet i pa jetë në breg të lumit Shkumbin një 50-vjeçar. Ja çfarë thotë policia

0

Gjendet i vdekur në breg të lumit Shkumbin në afersi te fshatit Shushicë një 50-vjeçar.

Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm që kanë njoftuar menjëherë policinë e cila bashkë me një grup hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Kufoma rezulton të jetë e seksit mashkull dhe nga këqyerja nuk ka shenja dhune.

Po punohet për identifikimin dhe rrethanat e vdekjes së personit në fjalë.

Ja njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Shushicë, Elbasan, në breg të lumit Shkumbin, është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashull rreth 50 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe iderifikimin e kufomës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu