Gjendet në banesë me të çara në fyt, vritet ish-kryebashkiaku në Itali

0

ITALI- Pierangelo Repanati, është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në kopshtin e shtëpisë së tij në Corte Palasio. Ish-kryetari i Bashkisë Lodigiano nga viti 2004 deri në 2009, u gjet i pajetë me dy të çara në fyt.

Fqinjtë kanë deklaruar për Tgcom24 se dëgjuan britma dhe thirrje për ndihmë. Duke nxituar për të parë se çfarë po ndodhte, ata gjetën trupin e viktimës të shtrirë afër derës së përparme.

57 vjeç, ishte një gazetar profesionist. Jetonte vetëm dhe aktualisht punonte si konsulent në një studio në Lodi. Hipotezat e para të hetuesve nuk përjashtojnë që ai të jetë sulmuar pas zbulimit të hajdutëve në shtëpinë e tij.

“Ishte njeri i mirë, jetoi deri para disa kohësh me nënën e tij të moshuar që ndërroi jetë”- kujtojnë fqinjët duke shtuar: Ai ishte shumë besimtar, praktikant katolik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu