Gjermani/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në banesë, dyshimet e para

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë ku 33 -vjeçari, Dritan Lalaj, me origjinë nga Frakulla e Fierit, është gjetur i pajetë.

Sipas burimeve kofidenciale, policia gjermane gjeti trupin e tij në banesë, në datën 1 nëntor dhe dyshimet paraprake janë se mund të ketë kryer vetëvrasje, akt që e ka ndërmarrë disa herë para se t’i jepte fund jetës.

Po sipas të afërmve , i riu i kishte shkruar një letër kushëririt të tij dy javë më parë ku i bënte të ditur se do të largohej nga kjo botë.

Komuniteti shqiptar ka mbledhur fonde për të mundësuar dërgimin e trupit pranë familjes e cila është në kushte të mjerueshme ekonomike.

Trupi i pajetë i 33- vjeçarit pritet të mbërrijë në Shqipëri pas disa ditësh, ndërkohë që mësojmë se ai ishte djali i vetëm i familjes.

5 vite më parë nëna e tij ka ndërruar jetë, ndërsa tashmë babai i sëmurë dhe pa të ardhura, Gori Lalaj, mbetet vetëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu