Gjermania jep ndihmë 50mln euro shtesë për Turqinë dhe Sirinë pa tërmetit shkatërrues

0

Gjermania do të dyfishojë ndihmën për Turqinë dhe Sirinë duke dhënë edhe 50 milionë euro shtesë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse, njoftuan dy ministre gjermane të martën. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, tha se Gjermania dëshiron “të bëjë të qartë se ne, si komunitet ndërkombëtar, e shohim këtë katastrofë dhe ne mbështesim popullatën”.

Baerbock i bëri këto deklarata teksa qëndroi të martën në Pazarçik, në jug të Turqisë. Në këtë vizitë ajo po shoqërohej nga ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser. Sipas paketës së re të ndihmës, 33 milionë euro do t’i jepen Turqisë dhe 17 milionë për veriun e Sirisë, duke bërë që ndihma totale e Gjermanisë për rajonet e shkatërruara nga tërmetet të arrijë në 108 milionë euro. Nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit janë vrarë pothuajse 46.000 persona.

“Ne po tentojmë të dërgojmë sa më shumë ndihmë në Siri, veçanërisht në pjesën veriore të këtij shteti, përmes pikëkalimeve kufitare që janë hapur. Por, regjimi sirian vazhdon të pengojë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara”, tha Baerbock.
Dy javë pas fatkeqësisë, ndihma ka shkuar shumë ngadalë në veriperëndim të Sirisë, shtetit të shkatërruar nga lufta civile. Ministret gjermane konfirmuan se do t’u jepen viza tremujore për viktimat turke dhe siriane të tërmetit që kanë familje në Gjermani. Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, deri më tani janë lëshuar 96 viza. Rreth 2.9 milionë persona me origjinë turke në Gjermani. Komuniteti sirian në Gjermani është po ashtu i madh me rreth 924.000 pjesëtarë.

Marrë nga REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu