Gjest i jashtëzakonshëm i Salah/ Gjen hajdutin e shtëpisë, më pas bën atë që nuk ua pret mendja

0

Salah është një futbollist dhe njeri i madh. Para disa vitesh, ai ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, që është zbuluar nga “DailyMail”.

Gjatë kohës kur sulmuesi i Liverpoolit ishte i ri dhe luante për Aleksandrinë në Egjipt, një person i grabiti atij shtëpinë.

I mërzitur nga kjo, babai i yllit egjiptian menjëherë bëri një denoncim në polici dhe hajduti u gjet pas dy ditëve.

Pikërisht këtu Salah bëri edhe një gjest të madh. Thuhet se ai i kërkoi babait të tij të tërheqë denoncimin dhe të falë hajdutin.

Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi pa gjendjen e personit që i vodhi shtëpinë, Salah vendosi t’i japë para atij dhe gjithashtu i ofroi edhe një punë, në mënyrë që ai të siguronte para për të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu