Gjykata liron nga burgu dhe cakton masë sigurie ‘arrest në shtëpi’ për ish-këshilltaren e Arben Ahmatajt, Alda Klosi

0

Ish-këshilltarja e Arben Ahmetajt, Alda Klosi është liruar nga qelia. Ajo u dënua nga gjykata 2 vjet e 6 muaj që me gjykim të shkurtuar i takonte 20 muaj.

Ndërkohë pas lirimit do të qëndrojë në arrest shtëpie për akuzën e dytë të pastrimit të parave derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata.

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove. Vjedhja e shtëpisë së Klosit u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka.

Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri. Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu