Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e Hashim Thaçit, kush është avokati që do ta përfaqësojë (EMRI-FOTO)

0

 

Gregory W. Kehoe do të jetë zyrtarisht avokati i ri i Presidentit Hashim Thaçi në gjyqin në Hagë.

Gjatë muajve të kaluar Thaçi mbrohej nga David Hooper, por kërkoi zëvendësimin e tij dhe Gjykata Speciale e ka pranuar kërkesën.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës gjithashtu e kanë akredituar avokatin e ri pranë institucionit.

Gregory Kehoe është avokat me mbi 30 vjet përvojë dhe ka mbrojtur individë, korporata dhe institucione financiare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gregory Kehoe ka qenë avokat edhe i gjeneralit kroat Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku ai u shpall i pafajshëm. Emri i tij, tanimë figuron në listën e 206 avokatëve që kanë të drejtë të përfaqësojnë palët në DSK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu