Gjykatës së Lartë i bashkohen dy anëtarët e rinj: Emërimi i tyre do të ndihmojë më shumë në gjykimin e çështjeve

0

Në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë është zhvilluar sot ceremonia e mirëseardhjes dhe fillimit të detyrës së dy anëtarëve më të rinj të trupës gjyqësore, gjyqtarëve Artur Kalaja dhe Asim Vokshi.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë edhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës Bledar Dervishaj, drejtuesja e EURALIUS, Agnes Bernhard dhe Ben Rockëell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, East Ëest Management Institute.

Gjatë fjalës së mbajtur me rastin e kësaj ceremonie solemne, Zëvendëskryetari i kësaj gjykate Sokol Sadushi shprehu kënaqësinë për emërimin e dy gjyqtarëve të rinj në këtë gjykate, duke theksuar se emërimi i tyre do të ndihmojë jo vetëm në gjykimin e më shumë çështjeve gjyqësore, në të tria fushat (civile, penale dhe administrative) por edhe në krijimin e kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai e vlerësoi angazhimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të sjellë gjyqtarët më të mirë në Gjykatën e Lartë, proces i cili kërkon natyrshëm kohë dhe profesionalizëm. Sadushi i uroi suksese gjyqtarëve të rinj në punën e tyre për dhënien e drejtësisë.

Nga ana e saj Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami u shpreh se drejtësia ndryshe vendoset në bazë të disa standardeve të cilave u duhet qëndruar deri në fund. Gjyqësori duhet të ndryshojë imazhin e tij brenda komunitetit dhe sistemit në përgjithësi, për të sjellë më pas promovimin e këtij imazhi tek politika, qeveria, biznesi, qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Sipas Llagamit, ka ende rrugë përpara në mënyrë që këto standarde të konsolidohen, pasi më parë një gjyqtar i Gjykatës së Lartë duhet të lobontë në politikë për tu promovuar, sot kemi diferencën e një standardi krejt të ri, të një drejtësie të re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu