Gjyqi 110 mln euro për Becchettin, reagon Erisa Xhixho: Shqiptarët do paguajnë edhe për vendimet e kryeministrit arrogant

0

Kandidatja për deputete e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me gjyqin që ka humbur sot Shqipëria ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, nënkryetarja e LSI-së, Xhixho shprehet se ky dënim që përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi do shlyhet nga shqiptarët. Sipas saj, shqiptarët u lanë në mëshirë të fatit e pa asnjë ndihmë në mes të pandemisë, pasi u zhvatën nëpër koncesione, do paguajnë edhe për vendimet e kryeministrit arrogant. REAGIMI I XHIXHOS
Humbja e Shqipërisë në gjyqin e arbitrazhit me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015 nga kryemistri Rama është një barrë e rëndë që ky person i vë në shpinë shqiptarëve.
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.

Ky dënim që përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi do shlyhet nga shqiptarët, që pasi u lanë në mëshirë të fatit e pa asnjë ndihmë në mes të pandemisë, pasi u zhvatën nëpër koncesione, do paguajnë edhe për vendimet e kryeministrit arrogant.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu