Gjyqi me Evis Kushin/ Albana Vokshi: Proces i stisur nga ministrja, nëse do kishte dinjitet duhet të kishte dhënë dorëheqjen!

0

Gjykata nuk marrë asnjë vendim në lidhje me padinë që ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë ndaj Albana Vokshi. Deputetja e PD në një deklaratë për mediat u shpreh se ky është një proces gjyqësor i stisur nga vetë ministrja, që sipas Vokshit duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Vokshi u shpreh për mediat, se nuk u mor asnjë vendim pasi prokuroria kërkoi kohë për të studiuar faktet.

“Nuk u vendos asgjë, pavarësisht pritshmërisë që kisha që sot të merrej një vendim sa i përket një procesi gjyqësor i stisur nga ana e ministres Kushi. Unë në respekt të kësaj gjykate, të kohës dhe investimit të kësaj gjykatë për këtë cështje të stisur nga Kushi, e cila pretenton se është prekur në nderin dhe dinjitetin e saj, por refuzon të paraqitet në gjykatë për të kundërshtuar provat që unë kam.

Në një kërkesë të paprecedentë, prokuropria kërkoi kohë të studionte dosjet apo faktet. Ndërkohë që këto i janë vënë në dispozicion. Kjo është një kërkesë e paprecedente e prokurorisë që po tenton ta bëjë si një kalvar të pafund dhe të mos jepet vendimi nga ana e gjykatës. Nëse do kishte një pikë dinjiteti ministrja Kushi për atë që i ka bërë arsimit do kishte dhënë dorëheqjen. Nëse nuk ka dinjiteti, kryeministri duhet ta kishte shkarkuar.

Janë miltantizmi, patronazhimi, babëzia që e kanë çuar arsimin në rrezik. Arsimi është në gjendje kome dhe të gjithë duhet të jenë në mbrojte të fëmijëve, nxënësve, prindërve dhe mësuesve që janë të shantazhuar nga patronazhistët”, tha Vokshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu