Gjyqtarja e futbollit përdor për herë të parë karton të bardhë gjatë një ndeshjeje, çfarë kuptimi ka?

0

Një gjyqtare futbolli në Portugali, të shtunën ka hyrë në histori. Ajo ka përdorur ‘armën e re’ që kanë gjyqtarët, kartonin e bardhë.

Jemi mësuar që prej vitit 1970 të shohim vetëm dy kartonë, atë të verdhin dhe të kuqin. Megjithatë gjatë ndeshjes Benfica-Sporting për femra në Portugali, u përdor për herë të parë në futbollin profesionist kartoni i bardhë. Të gjithë kuq e panë u befasuan dhe shumëkush nuk e kuptoi.

Gjyqtarja vendosi që ta jepte kartonin e bardhë për stafet mjekësore të të dyja ekipeve, të cilët asistuar një lojtare që nuk ndihej mirë. Ky veprim bëri që gjyqtarja të jepte kartonin e bardhë në shenjë vlerësimi të sportivitetit të tyre stasfeve mjekësore.

Mos harroni se kartoni e bardhë është një burim pedagogjik, që synon të lavdërojë sjelljen korrekte etike, njëlloj ‘fair-play’ të praktikuar nga sportiestët, trajnerët, menaxherët, agjentët publikë dhe të tjerë njerëz pranë sportit.

Kjo bëri që tifozët të shpërthenin në duartrokitje në stadiumin “Da Luz”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu