Gjyqtarja Olldashi merr vendimin gjyqësor,urdhëron sekuestrimin e kompjuterave dhe celularëve të Lapsi.al

0

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi  ka marrë vendimin gjyqësor, duke urdhëruar sekuestrimin e aparatëve telefonikë, kompjuterave, serverave (këto të fundit gjenden në Gjermani), usb, Cd të medias Lapsi.al.

Mësohet se gjyqtarja e ka marrë vendimin nga kërkesa e prokurores së SPAK Enkeleda Millonai. Olldashi ka argumentuar se gazetarët e kanë për obligim të thyejnë edhe kodin e tyre të burimit duke e ruajtur atë.

“Po të lexohet me vëmendje vendimi i Gjykatës ai duket sikur do të fajësojë gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati si shpërndarës të të dhënave sensitive të qytatarëve, si cënues të rendit kushtetues”, shkruan Lapsi.al.

Në deklarimet e tyre gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku kanë qenë të prerë se ata nuk e tregojnë nurimin e tyre të informacionit brenda PS-së dhe as nuk japin elemente që e identifikojnë atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu