Gledis Nano urdhër për 12 drejtuesit e qarqeve: Policët të paguhen për punën jashtë orarit

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vendosur që t’u jap detyrimin e prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë.

Burime i thane “Fax News” se Gledis Nano ua ka komunikuar një vendim të tillë vartësve në të 12 qarqet e vendit dhe ka të bëjë me kompensimin e të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Ai urdhëroi 12 drejtët e qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguar orët jashtë përcaktimit ligjor.

Pas faturës finale pritet që të nisë kompesimi financiar e cila do të përfundojë brenda vitit sipas kodit të punës. Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu