Goditet me thikë në resortin luksoz i dashuri 28 vite më i ri i mamasë së Neymar

0

Mamaja ‘qeflie’ e yllit brazilian të futbollit Neymar, Nadine Goncalves, ishte me të dashurin e saj 28 vjet më të ri, modelin Tiago Ramos në rezortet luksoze meksikane në Cancun, kur 24-vjeçari thuajse vdiq kur u qëllua më thikë në një restorant.

I dashuri ‘i paqëndrueshëm’ i nënës së famshme të futbollit, pretendon se u qëllua më thikë gjatë pushimeve në Cancun, ku çifti kishin shkuar që prej javës së shkuar.

Pas një ndarjeje të disa kohëve më parë, mediat braziliane thonë se Nadine Goncalves kishte vendosur t’i jepte “një shans të dytë” fotomodelit dhe lojtarit të video-game në internet Tiago Ramos, duke shkuar së bashku në rezortin e pushimeve me pesë yje.

24-vjeçari është katër vjet më i ri sulmuesi i PSG, Neymar dhe 28 vjet më i ri se e dashura e tij Nadine, nënë e divorcuar e dy fëmijeve.

Në disa foto që ai kishte postuar në Instagram tregohej gjaku i rridhte nga qafa, dhe publikonte detaje të sulmit.

Duke insisituar se sulmi ishte i qëllimshëm, ai shkruante: “Thuajse vdiqa për diçka që nuk kam bërë. Erdha në restorant dhe kërkova një pjatë për të ngrënë. Nuk e di çfarë ndodhi. Nuk bëra asgjë por ata nuk më lanë të qëndroja.

Duke pretenduar se një nga tre personat e goditi me thikë, ai shton: “Kjo nuk mbaron me kaq. Kam identifikuar personin që e bëri këtë dhe do të kthehem në Meksikë”.

Ai thoshte gjithashtu se ishte vetëm në Mexico, duke konfirmuar se mamaja e Neymar ishte kthyer pa të në Brazil, pasi kishin ardhur bashkë në Cancun.

Çifti ishin fotografuar bashkë javën që shkoi teksa fluturonin nga Sao Paulo drejt Panamasë.

Nadine u nda nga Tiago për herë të dytë në qershor, pas një incidenti ku ai kishte prerë krahun me një xham, për të cilin zëdhënësja tha se ishte një “aksident shtëpiak”.

Më vonë ajo postonte një foto të vetes në bikini pranë detit, që dukej se ishte bërë në Cancun.

Çifti kanë publikuar në rrjetet sociale vetëm një foto së bashku, ku tregohen të përqafuar në kopshtin e Nadine më 11 prill ku komentohej: “E pashpjegueshmja nuk shpjegohet, vetëm jetohet”.

Gazetarja braziliane Sonia Abrao shkruan se nëna e Neymar kishte shkuar në ndihmë të Tiago muajin e kaluar pasi ai kishte pësuar një krizë emocionale prej ndarjes.

Ai ka folur disa herë në postimet e tij për betejën me depresionin.

Problemet e tij mendore erdhën pas pranimit se modeli kishte pasur disa marrëdhënie intime me burra, duke përfshirë dhe atë me shefin personal të kuzhinës së Neymar.

Presioni nga familja e Nadine për lidhjet homoseksuale të modelit, besohet se ishte arsyeja e ndarjes së tyre.

Në maj 44-vjeçarja spanjolle Rita Cumplido, një nga disa gra më të vjetra me të cilat ai ka shkuar më parë, tha se Tiago e kishte sulmuar gjatë një konflikti pas konsumit të alkoolit.

Është raportuar gjithashtu se Tiago ishte në lidhje me një aktor brazilian të quajtur Carlinhos Maia dhe një biznesmen milioner të quajtur Eduardo Pereira i cili raportohet se e trajtonte si “princ”, duke e marrë në shtëpinë e tij gjigande dhe duke i lënë të përdorte flotën e makinave të tij sportive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu