Goditet me thikë pas mesnate 24-vjeçari në Shëngjin

0

Markelian Pepa është qëlluar me thikë gjatë natës në Shëngjin.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Me datë 08.08.2021, rreth orës 01:50 , në Shëngjin, në rrethana të paqarta është goditur me një mjet prerës thikë shtetasi M.P.,24 vjeç, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë bërë shoqërimin në Komisariat të disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë siguruar disa kamera sigurie.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu