GREQI- Më 16 maj do të zhvillohet gjyqi ndaj 30-vjeçarit shqiptar i cili u pa në video teksa shkelmonte një kotele në det, në Edipsos, pasi më parë kishte tentuar ta “tallte” duke i ofruar ushqim.
Sipas Protothemës, në gjykimin e sotëm, në gjykatën e Kalkidës, i akuzuari nuk është paraqitur ndërsa avokati i tij është paraqitur me shënimin e mjekut, i cili megjithatë nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.
30-vjeçari ka paraqitur një dokument nga spitali, sipas të cilit ka pësuar djegie në kofshën e majtë dhe në bazë të së cilës i është dhënë një pushim mjekësor shtatëditor, ndërsa avokati i ka thënë se ai donte të ishte në gjykatë. Prokurori propozoi rrëzimin e kërkesës së tij, duke theksuar se ky nuk është një problem i rëndë shëndetësor që e ka penguar daljen e tij në gjykim.
Njëkohësisht në gjykatë kanë munguar dëshmitarët, personat që janë dëgjuar duke qeshur me veprimin e shokut të tyre në tavernën e Edipsos, ku si pasojë gjyqtari ka shtyrë për dhjetë ditë, duke i vendosur gjobë prej 200 eurosh. dëshmitarët.
Lajmi për arrestimin e 30-vjeçarit është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos i cili theksoi se dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme.