Goditi me sende të forta arbitrin, arrestohet 30 vjeçari në Shqipëri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

0

Policia e Shtetit ka vënë në pranga shtetasin 30 vjeçar A. H banues në Delvinë. Shtetasi në fjalë ka hyrë në fushën e lojës gjatë ndeshjes Delvina – Albpetrol në Kategorinë e Dytë, duke goditur me sende të forta arbitrin anësor, Elis Pulaj.

Mbi 30 vjeçarin rëndojnë dy akuza, “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”. Ngjarja ka ndodhur në 19 dhjetorin e 2020 edhe pse ndeshja zhvillohej pa tifozë.

 

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

A. H., 30 vjeç, banues në Delvinë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 19.12.2020, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje në Delvinë, ka hyrë në fushë dhe ka goditur me sende të forta në kokë arbitrin e ndeshjes, shtetasin E. P.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Elis Pulaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu