Goxhaj për shpalljen “non grata” të Sali Berishës: Është pjesë e planit për…

0

Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në studion e Fax Ness, ditën e sotme ku ka folur në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Sali Berisha dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

Goxhaj ka thënë se me këtë që ndodhi nuk e ka pësuar vetëm Sali Berisha por i gjithë vendi. Ai tha se nuk kishte kundërshti vetëm për mënyrën sesi u ndëshkua Berisha pasi sipas tij kjo ishte dicka e merituar, por për ekzistencën e një plani që është thurur në 8 vite me rradhë për të arritur në këtë ditë.

Avokati nuk la pa përmendur edhe atë që ai mendon se fshihet pas këtij plani, Xhorxh Soros, i cili sipas Goxhajt, ka organizuar të gjithë këto plane me qëllimin e vetëm për të arritur dëshirën e tij për shpopullimin e vendit.

Ai shtoi se pjesë e planit ishte popullimi i vendit me shtetas nga Afrika dhe Lindja e Mesme, për t’i lënë shqiptarët në pakicë.

“Nga raportet që kanë ardhur nga Organizaat ndërkombëtare, thuhet se në vitin 2017 në Shqipëri pati një problem, ishte cadra, duke qenë kjo nuk futeshin as në zgjedhje, dhe kur hynë i humbën zgjedhjet në mënyrë spektakolare. Në 2019, hoqën dorë nga mandatet, më pas të gjitha bashkitë i merr vetëm njëra parti.

Në 2021, PD ja ka lënë hapësirën PS dhe ne kuptojmë se në zgjedhjet e ardhshme, nuk mund të fitohen më zgjedhjet nga demokratët.

Pse është Sali Berisha problemi ? Sepse nga raportet e dhëna nga organizatat, thuhet se Lulzim Basha ka pranuar se nuk ka në dorë asnjë lloj veprimi apo vendimi brenda PD-së. Duke i faturuar të gjitha këto Sali Berishës.

Efekti Domino, Rama i bën ftesë Bashës për bashkëqeverisje, reagojnë Meta dhe Berisha të cilët thonë se nuk ka shans për dicka të tillë. Problemi sipas tyre është të heqin qafe Sali Berishën. Unë kam pasur frikë që amerikanët po mbështesnin agjendën e Sorosit për shpopullimin e Shqipërisë. Unë arrij në konkluzionin që ne këtu kishim një kurth. Kur kam ardhur këtu të mërkurën, kam shpjeguar që mbrapa kësaj është Xhorxh Soros.

Berisha thotë ku janë provat. Provat janë tek Lulzim Basha. Ky është një kurth i përgatitur për 8 vite dhe ra pre Sali Berisha, por edhe ne.

Ambasadorja e SHBA tha se Shqipëria po ndryshon. Po në fakt po ndryshon, ky vend më vonë do të quhet Albanistan sepse këtu do të mbushet me të huaj. Do të ketë 1 milionë e ca arabë dhe aziatik dhe 1 milionë Shqipëtarë.”- tha Goxhaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu