Grabiten dy banesa në qendër të Elbasanit, familjarët akuza policisë për neglizhencë

0
Screenshot

Dy banesa të së njëjtës familje në Elbasan kanë rënë pre e grabitjes.Teksa familjarët janë kthyer nga pushimet janë përballur me një “skenë” krimi pasi çdo gjë në brendësi të tyre ishte hedhur poshtë.Pronarja e njërës brej banesave Arjana Marku rezulton një koleksionuese e bizhuve,relikeve ,por dhe produkteve të argjenda.Gruaja thotë se i kanë marrë kasafortën dhe objekte me vlerë të cilat kapin shifrën e 18 milion lekëve.E shqetësuar shton se i kanë marrë edhe çelësin e makinës, duke rrezikuar tia vjedhin edhe atë.

Ndërkohë në banesën përballë të vjehrrës së Arjanës grabitësit nuk kanë qënë me fat. E moshuara thotë se i kanë vjedhur  2-3 sende me vlerë pasi nuk ka pasur para në shtëpi.

Autorët fillimisht kanë dëmtuar kamerat e sigurisë së 2 hyrjeve , por për fatin e mirë të policisë pallati monitorohet nga kamera të tjera sigurie.Të dëmtuarat e ngjarjes së rënde një javë pas ngjarjes shprehin rezerva për punën e policisë së Elbasanit. Dinë vetëm që autorët kanë qënë tre, aq sa tregojnë shenjat e gishterinjve në vendngjarje.

Të tramarizuara nga bastisja e shtëpive të tyre nuse e vjehërr kërkojnë zbardhjen e ngjarjes nga strukturat e policisë pasi edhe pse në qendër të qytetit ndjehen të rrezikuara për jetën.

Në lidhje me grabitjen e dy banesave nuk ka patur një reagim zyrtar nga policia e Elbasanit.

Infoweb kontaktoi me policinë e Elbasanit e cila në qëndrimin e saj bën me dije se ,Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale në vendngjarje, si edhe jane referuar materialet ne Prokurori, ne drejtimin e së cilës vijojne hetimet.Për shkaqe hetimore bëhet me dije se nuk ndajne detaje ende.Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu