Grabitën me armë një person, gjykata e Tiranës lë në burg dy të rinjtë

0

Grabitën një shtetasi 1450 euro, gjykata e Tiranës lë në burg dy të rinjtë. Të paktën deri në përfundim të hetimeve në burg do qëndrojnë Sebastian Ogici 19 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe shtetasi Ruzhdi Thano 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Sebastian Ogici dhe Ruzhdi Thano së bashku me dy të rinjtë të shpallur në kërkim i kanë marrë nën kërcënimin e armës, shtetasit K. Z., 1450 euro, një shumë lekësh, aparatin celular dhe biçikletën.

Gjatë operacionit është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një shumë parash dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu