Grabitën me dhunë një 50 vjeçare në mes të rrugës, arrestohet ‘çifti’ kosovar

0

Visar Madani, 21 vjeç, dhe Rinesa Raçi, 18 vjeçe, janë arrestuar ditën e sotme, pasi i kanë dalë në rrugë dhe i kanë marrë me forcë çantën një 50 vjeçareje në Tropojë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta dy shtetas i kanë dalë para dhe i kanë marrë me dhunë ccantën shtetases me inicialet S.B.. Ngjarja ndodhi në fshatin Dojan.

Njoftimi:

Tropojë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur sot në Tropojë, ku një shtetaseje i vodhën me dhunë çantën e dorës.

Kapen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Policia e Tropojës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit së shtetases S. B., banuese në fshatin Dojan, e cila ka kallëzuar gjatë rrugës për në banesë, dy persona i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe një telefon, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar, shtetasit:

V. M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë.

Shtetasit V. M. dhe R. R. dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases S. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku ishin akomoduar autorët u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh. Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celular dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu