Grabitet një kioskë në zonën e ish-Bllokut, policia në vendngjarje

0

TIRANË- Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se grabitja ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku shenjestra ishte një kioskë.

Pronaria e kioskës ka bërë me dije se nga grabitja janë marrë një shumë parash. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar Policia,e cila po punon për kapjen e autorit. Ende nuk dihet nëse autori gjatë grabitjes ka përdorur thikë apo pistoletë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu