Policia është vënë në alarm në agim, pasi dy persona të panjohur kanë hyrë në një hotel në Kifisi dhe kanë marrë me armë një shumë parash. Grabitja ka ndodhur diku pas orës 02:00 të mëngjesit.
Dy persona të panjohur, hynë në një hotel të njohur në zonë dhe morën me armë një shumë parash. Më pas ata hipën në një motoçikletë dhe u larguan në drejtim të panjohur.
Sipas Open, punonjësi tha se “ shuma nuk ishte e madhe , pasi pagesat për rezervimet e hotelit ishin bërë me kartë”.