Gramsh/ 41-vjeçari aventurier shkon të kërkojë florinj, por ka ngecur që dje në shpellën e Tërvolit

0

GRAMSH- Aventura e 41-vjeçarit Andrea Dervishi ka përfunduar jo ashtu siç ai vetë e kishte planifikuar. Dervishi shkoi në shpellën e Tërvolit në Gramsh me shpresën se aty do të gjente florinj dhe vijoi kërkimet këtë mesditë. 41-vjeçari nga Belshi ka hyrë në shpellën e Tërvolit me një litar të shkurtër.

Por, me rënien e natës, kërkimi i florinjve u vështirësua dhe dalja nga shpëlla, gjithashtu. Sapo ka rënë nata Dervishi ka tentuar të ngjitet për të dalë, por nuk ka mundur. Në këto kushte, ai është detyruar që të marrë në telefon policinë, por as këta të fundit nuk do të mund ta nxjerrin këtë mbrëmje.

Forcat e policisë dhe ato të shpëtimit janë tërhequr dhe pritet që në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme të rinisë operacioni për shpëtimin e tij. Andrea Dervishi po mbahet në monitorim dhe momentalisht gjendja shëndetësore është e mirë, ndonëse temperaturat në këtë zonë pritet të shkojnë nën zero grade gjatë natës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu