Gramshi turistik, pastrimi në zonat rurale sfida e madhe e bashkisë

0

Menaxhimi i plehrave dhe mbetjeve urbane vazhdon të mbetet problem shqetësues për bashkinë Gramsh.

Nga vëzhgimet në terren, por edhe nga raportimet e qytetarëve përmes InfoElbasani-it situata duket shqetësuese, veçanërisht përgjatë liqenit të krijuar nga HEC BANJË si dhe në zonat turistike.

Mbetjet urbane përfshirë dhe ato inerte konstatohen në kanale, përrenj, rezervuarë, liqene, në anë të rrugëve, në gropa natyrale të krijuara nga vetë fshatrat dhe Njësitë Administrative.

Pas shqetësimeve të vazhdueshme të ngritur nga banorët, shoqëria civile, ambientalistët etj, për gangrenën e krijuar nga fusha e mbetjeve buzë lumit dhe sidomos djegien e mbetjeve, Këshilli Bashkiak në Gramsh vendosi transportimin e mbetjeve urbane drejt inceneratorit të qytetit të Elbasanit.

Nënkryetarja e bashkisë së Gramshit,Ergita Kasa, tha se kjo ishte zgjidhje për bashkinë Gramsh dhe nuk ka ndikuar në kosto, por nuk dha një vlerë të saktë të shpenzimeve dhe të sasisë që transportohet drejt Elbasanit.

Investimet për akordimi i fondeve dhe ndërgjegjësimi i vetë banorëve mbeten sfida aktuale për të përmirësuar situatën në bashkinë e Gramshit. Në Gramsh kërkohet ndërhyrje emergjente në zgjidhjen e çështjeve mjedisore edhe për faktin se vitet e fundit territori i kësaj bashkie është kthyer në atraksion turistik për bukuritë natyrore që disponon dhe liqenin e HEC Banjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu