Greket: Kjo është gruaja që i tmerron turqit

0

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë ende vazhdojnë në lidhje ishujt që ndajnë dy shtetet. Herë pas here ka kalime të avionëve turq në territorin grek duke shkaktuar alarm në Athinë, megjithatë shpesh edhe grekët i përgjigjen turqve në fushën e propagandës.

Sefundmi mediat greke kanë publikuar detaje nga stërvitja e disa ditëve më parë përreth Kretës ku morën pjesë edhe ushtri nga shtete të ndryshme të botës.

Fokusi i mediave ishte një pilote greke, e cila sipas tyre frikëson turqit.

Pjesë nga shkrimi i “Protothema”:

Greqia mori pjesë me tre Mirage 2000-5 dhe personelin e tyre përkatës mbështetës. Dhe në mesin e pilotëve që u përzgjodhën për të marrë pjesë në stërvitje ishte një Komandant Toger .

Madje, 29-vjeçarja i bëri përshtypje të gjithëve me aftësitë dhe performancën e saj në ushtrimet jashtëzakonisht të vështira të kryera në këtë ushtrim të nivelit të lartë.

Pilotja greke u spikati mes 250 pjesëmarrësve që patën një stërvitje shumëditore në skenarë të ndryshëm ekstremë dhe taktika shumë të avancuara luftarake ajrore.

29-vjeçarja nënkomandante Theodora Dourou, me origjinë nga Malesina Fthiotidas, kishte “aftësitë” e një aviatoreje që në moshë të vogël.

Sipas mediave greke Theodora Dourou është një nga pilotet që po drejtonte F-16 që arriti ti shpëtojë radarëve të Turqis. Aviatorja greke është duke u stërvitur për mbrojtjen ajrore greke, për të kryer operacione në Egje.

Gjinia nuk bën dallim në aviacion. Dhe një pilote e Emirates, tregoi se mund të bëjë po aq mirë, edhe më mirë, kundër burrave të të gjitha kombësive dhe përvojave të fluturimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu