Grida Duma: E kam fituar Kavajën në qytet, shikoja pafund gabime

0

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open tha se ajo ka fituar Kavajën, ndryshe nga rezultati i deritanishëm, ku fitues ka dalë PS.

“Dy apo tre javë përpara patëm kalimin nga emër në numër. Kam fituar Kavajën në qytet dhe tre kuti kam humbur në fshatra. Unë isha numri 8. unë shikoja pafund gabime, kryq në 8 dhe 9 apo edhe firma. Ne do ta vërtetojmë ligjërisht e do mbrojmë votën e kujtdo demokrati. Të gjitha do të kërkohen që nga vlefshmëria”, tha Duma.

Duma humbi në Kavajë dhe Rrogozhinë, madje nuk arriti të fitonte as në qytetin që Sali Berishës i ka dhënë disa mandate deputeti dhe ku Duma shpalli sfidën e saj elektorale.

Kujtojmë se në 6 mars të këtij viti, kur në një takim me banorë të fshatit Blerimaj të Kavajës, ajo u shpreh se do të dorëhiqej nëse Veliaj merrte në Kavajë dhe Rrogozhinë 7% të votave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu