Grida Duma krah Bashës: Akt lidershipi, Berisha është lider historik por PD duhet të shkojë drejt Perëndimit

0

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, i ka dalë në krah kryedemokratit Lulzim Basha për vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Ajo u shpreh në Abcneës se Sali Berisha është lideri historik i PD-së dhe askush nuk mund të mohojë vlerat e tij, por shtoi se tashmë PD duhet të ecë drejt Perëndimit.

“Askush nuk ka guximin të cënojë të vërtetën faktike të kaluarës hitorike të PD-së, ku Sali Berisha ka meritë absolute, por çdokush ka misionin që të çojë përpara Partinë Demokratike. Ai ishte një akt lidershipi atë ditë, i vështirë për Luzlim Bashën. Kryetari i PD-së ka marrë vendimin që këtë çështje të mos e delegojë, me qëllimin që mos të ketë përçarje. Basha tha se e mban vetë përgjegjësinë, dhe e ka marrë mbi supe personale”, tha Grida Duma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu