Grisja e regjistrave në Kadastër, Prokuroria e Tiranës sekuestron listën e punonjësve, ‘filter’ 10 viteve të fundit

0

Të gjitha janë dërguar në laborator për ekspertizë, ndërkohë që hetimet e kryesuara nga kryeprokurori i Tiranës, Arens Çela duket se kanë nisur edhe në drejtime të tjera.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për grisjen e regjistrave në Kadastër. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Prokuroria ka nisur sekuestrimin e listës se punonjësve që ka pasur akses në një dekadë tek regjistrat arkiv e urdhërat e veprimeve. Ndërkohë që vetëm dje, nga institucioni i Kadastrës u sekuestruan dosjet që supozohet se janë dëmtuar ose zëvendësuar qëllimisht.

Të gjitha janë dërguar në laborator për ekspertizë, ndërkohë që hetimet e kryesuara nga kryeprokurori i Tiranës, Arens Çela duket se kanë nisur edhe në drejtime të tjera. Hetimi do të kryhet për veprat penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘zhdukjes dhe vjedhjes së dokumenteve’.

Prokuroria njoftoi të martën fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës për të zbardhur dëmtimin e regjistrave të pronave në kryeqytet, duke marrë shkas nga denoncimi publik i kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. Por sqaroi se nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Gjatë një komunikimi për mediat më 18 qershor, Lame e cilësoi situatën e regjistrave pronësorë në Tiranë si mjaft problematike, por të pakrahasueshme me ‘situatën katastrofike” në kadastën e Durrësit. Sipas tij, nga 2342 regjistra pronash të Kadastrës së Tiranës, vetëm 250 ose 10% e tyre rezultojnë pa dëmtime. Sipas Lames, në regjistrat e pronave në Tiranë ka gjithashtu me mijëra faqe bosh që u përkasin pronave shtetërore, por që nuk janë plotësuar në të shkuarën. Sipas tij, përgjegjësia bie mbi të gjithë, por Sali Berisha iu përgjigj duke u shprehur se deri në 2013 të gjithë regjistrat i ka lënë të dixhitalizuar dhe të certifikuar nga Banka Botërore. Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë asnjë reagim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu