Gruaja e vrarë ishte në javën e fundit të shtatzënisë, nga të shtënat vdiq edhe foshnja

0

KOSOVË- Gruaja 35-vjeçare e cila u qëllua për vdekje sot para hyrjes së Gjinekologjisë në QKUK, ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Nga të shtënat ka mbetur e vdekur edhe foshnja.

E ndjera ishte shtrirë në Gjinekologji për terminin e lindjes, por para disa minutash ishte takuar me ish-bashkëshortin e saj në oborrin e klinikës. Ish-bashkëshorti dyshohet të ketë shtënë disa herë në drejtim të saj, nga të cilat dy plumba i kanë marrë jetën asaj dhe foshnjes.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e maternitetitn. Përmes një njoftimi në Facebook, ShSKUK’ja, konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Në njoftim thuhet se organet policore ndodhen në vendin e ngjarjes, por nuk shpejgojnë detaje të mëtejshme.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet,”- thuhet në postim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu