Gruaja Miss-i e kapi Albert Krasniqin me këngëtaren në motel, i ati e vrau, çfarë ndodh sot me Skënder Krasniqin

0

 

Ka bërë bujë vrasja e Albert Krasniqit nga babai i tij Skënder Krasniqi dy ditë më parë në Prishtinë.

Mediat e Kosovës raportojnë se Skënder Krasniqi pritet të dalë sot para gjykatës me akuzën e vrasjes së të birit të tij, ndërsa më herët, përmes avokatit kishte deklaruar se gjithçka ndodhi në mënyrë aksidentale.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdin e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Skender Krasniqi është i arrestuar dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje pasi ai njoftoi vetë policinë për krimin e kryer.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Mediat raportuan se ata kanë patur një martesë problematike me ndarje dhe ribashkime, ku ngjarja më e bujshme ishte ajo e vitit 2015 kur bashkëshortja e gjeti Albertin në një motel me një këngëtare të njohur. Atëherë ata u ndanë por Besa e fali sërish duke ardhur në ndarjen e pak ditëve më parë, gjë e cila dyshohet se ishte shkaku i konfliktit mes Skëndërit, babait të Albertit dhe këtij të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu