Gruaja sulmohet nga rojet e klubit të natës kur i thanë ‘Je tepër e shëmtuar për të hyrë brenda’ (fotot)

0

Një grua britanike ka treguar së fundmi se si u sulmua dhe iu grabit celulari nga dy roje të pasjellshme dere të cilët i thanë se ishte “tepër e shëmtuar” për t’u lejuar të hynte në bar.

39 vjeçarja Claire Sidebottom, nisi të filmonte dy rojet e derës së Bar Rogue në Manchester në veri të Britanisë, kur ata e ndaluan të hynte “prej pamjes së saj” pasi fillimisht i thane se ishte e dehur.

Ata më pas e kishin kapur nga rripi i çantës dhe e tërhoqën prapa barrierave të sigurisë ku qeshnin dhe talleshin me të.

Gjatë incidentit në qendër të Manchester në shkurt të vitit të kaluar gruaja ishte shtyrë prej rojeve dhe kishte humbur celularin 800 paundë.

Sot në gjykatën e Manchester, 33 vjeçari Christopher Cash, pranoi grabitjen, sulmin dhe zotërimin armëve sulmuese, dhe u urdhëruar t’iu paguajë zonjushës Sidebottom 1,000 paundë dëmshpërblim/

Ndërsa roja e dytë i përfshirë në ngjarje vdiq papritur para se të ngriheshin akuzat.

Pas vendimit nëna e një fëmije Sidebottom tha: ”Jam e lumtur që ky burrë u dënua edhe pse bepoj se nuk është e majftueshme. Ai ishte një roje dere, për të mbrojtur njerëzit dhe jo për te rrahur, tallur apo grabitur ata.”

“Tani nuk dal dot në bar pa u trembur se rojet do të më lëndojnë. Ai burrë më mori celularin ku kisha foto familjare që nuk do të kem më kurrë.

Prokurori Andrew Evans tha: ”I akuzuari ishte në detyrë roje dere dhe i ndaluan hyrjen akuzueses pasi ishte e pirë, dhe mes tyre lindi debati”.

“Gjatë kësaj kohe akuzuesja thotë se një prej rojeve i tha se ishte tepër e shëmtuar për të hyrë brenda dhe regjistroi pamjet me celular, por aparati nuk eshte gjetur me”.

Duke dhënë dënimin gjykatësi Daniel Prowse i tha Cash: ”Ti ishe i pari që erdhe drejt saj dhe e tërhoqe, i vodhët celularin dhe ia dhe dikujt tjetër që të zhdukej me të prej frikës së pamjeve të regjistruara. Ti abuzove me detyrën tënde”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu