“Gruaja vrau 3 fëmijët tanë”, babai i të miturve kujton fjalët e tyre të fundit: Po bërtisnin, mami të lutem ndal…

0

Një baba i shkatërruar, gruaja e të cilit vrau tre fëmijët e tyre, tregon se si është përhumbur nga vdekja e tyre dhe zotohet se nuk do ta lejojë më kurrë në shtëpinë e tyre.

Infermierja Deirdre Morley, 44 vjeç, vrau Conor, nëntë vjeç, Darragh shtatë vjeç dhe Carlan trevjeçare duke i mbytur në shtëpinë e tyre në Co Dublin më 24 janar 2020.

Babai i fëmijëve, Andrew McGinley, bashkëshorti i Morleyt, ka treguar se si fjalët e fundit të Konorit e ndjekin atë deri më sot.

I mituri bërtiti “ndal mami – çfarë po bën” ndërsa Morley vendosi një çantë në kokë, iu tha një gjykate gjatë gjyqit të saj.

Mamaja u dërgua në spitalin qendror mendor pasi u shpall e pafajshme për vrasjen për arsye çmendurie.

Andrew i tha Irish Mirror: “Për sa i përket Deirdre-së, unë luftoj shumë sepse gjithçka që dëgjoj vërtet janë fjalët e fundit të Conor. Ata tingëllojnë shumë në kokën time.

“Pra, mendoj se nuk ka të ardhme, me mua dhe Dee. Nuk mund të jetë më normale për asnjërin prej nesh. E di që kam ndryshuar plotësisht si person”, – u shpreh babai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu