Grupi humbi “kokën”! Karteli i kokainës “Clan del Golfo”, sjell drogë e në Shqipëri

0

KOLUMBI– Autoritetet kolumbiane janë të përqendruara në shkatërrimin e bandës “Clan del Golfo”, rrjeti kriminal i së cilës shtrihet në 28 vende anembanë botës, fill pas kapjes së liderit të grupit në fund të muajit të kaluar.

Dairo Antonio Usuga, i njohur ndryshe si “Otoniel”, ishte bosi i drogës më i kërkuar në vend derisa u arrestua në rajonin verior të xhunglës Uraba, në atë që presidenti Ivan Duque tha se ishte goditja më e rëndë e fundit ndaj trafikut të drogës në vend. Ish-organizata e Usugës ka aleanca me pesë kartele ndërkombëtare dhe grupe mafioze për të shpërndarë 20 ton kokainë çdo muaj.

“Usuga po pastronte paratë e Klanit me njerëz të biznesit me origjinë libaneze, arabe dhe izraelite,”– u tha gazetarëve gjenerali Jorge Luis Vargas.

Krahas rrugëve të rregullta drejt Shteteve të Bashkuara përmes Amerikës Qendrore, grupi kriminal dërgon lëndë narkotike në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani, Francë, Irlandë, Britani, Itali, Shqipëri dhe Ukrainë.

Analistët thonë se arrestimi i Usuga-s mund ta ndajë Klanin në grupe të vogla, të shkaktojë një luftë të brendshme ose të çojë grupe si rebelët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që të tentojnë të marrin kontrollin, por nuk ka gjasa të ndikojë në dërgesat e drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu