Habiten mjekët/ Foshnja lind me dy penisë, por i heqin më të madhin

0

Një djalë në Brazil ka lindur me dy penisë, ndërsa mjekët i gjymtuan atij më të madhin. Mjekët në Universitetin Federal të Sao Paulos fillimisht planifikuan t’i prisnin atij penisin nga ana e djathtë, i cili ishte dhe më i vogël.

Mirëpo kirurgët ndryshuan mendje, pasi nëna e djalit zbuloi se ai mund të urinonte vetëm nga ana e djathtë, gjë që u vërtetua edhe nga ekzaminimet përkatëse.

Operacioni u krye kur djali mbushi dy vjeç, por mjekët nuk dhanë më shumë detaje se përse iu desh të prisnin dy vjet për të kryer operacionin.

Deformimi i rrallë, i quajtur difteria ka ndodhur vetëm 100 herë historikisht, me rastin e parë që u regjistrua në vitin 1609.

Sipas mediave të huaja, ekspertët vlerësojnë se sëmundja prek rreth një në pesë deri në gjashtë milionë djem.

Deformimi besohet se ndodh aksidentalisht kur organet gjenitale zhvillohen në mitër.

Ndërkohë, në fillim të këtij muaji një rast i tillë ka ndodhur në Uzbekistan, ku një djalë kishte lindur me dy penise plotësisht funksionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu