Habitet kasapi nga ajo që gjen në stomakun e krokodilit 202 kg

0

Një krokodili me gjatësi 3,6 metra, i cili u kap në Karolinën e Jugut, i janë gjetur brenda stomakut pesë varëse të pesë qenve. Qentë kishin një moshë rreth 25-vjeç.

Sipasa asaj që shkruan The Independent, zvarraniku që peshonte rreth 202 kilogramë, u kap nga një gjahtar i cili e çoi atë tek një kasap.

Kasapi gjeti brenda stomakut të krokodilit pesë varëse që u përkisnin qenve. Madje, në njërën varëse ishte shënuar numri i pronarit të njërit prej qenve që kishte humbur 24 vjet më parë.

Gjithashtu ata gjetën në stomakun e kafshës një prizë elektrike, zhguall breshkash, kthetra rrëqebulli dhe një mbajtëse plumbash.

Kasapi postoi në Facebook foto të krokodilit dhe të gjërave që kishte gjetur në stomakun e tij.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu