Hafizi plas “bombën”: Vllaznia i’a la ndeshjen Dinamos në 2002 dhe Tirana nuk fitoi titullin

0

 

Astrit Hafizi tregon një prapaskenë që nuk është zbuluar dhe shpesh është përfolur deri më tani, por askush nuk ka guxuar ta thotë me zë të lartë.

HAFIZI

Në një intervistë, ish-trajneri i shquar i Kombëtares shqiptare tregon se kur ishte trajner i Vllaznisë në vitin 2002, disa nga lojtarët e skuadrës shkodrane, toleruan kundër Dinamos në ndeshjen e fundit të kampionatit, dhe blutë fituan duke i djegur shansin Tiranës që gjithashtu ishte në garëm për titullin.

A ju ka ndodhur ndonjëherë tjetër që të jeni i tradhtuar në profesionin e trajnerit? (Mendohet dhe psherëtin…)

Po, ka ndodhur edhe një herë tjetër dhe ndoshta ka qenë edhe më e rëndë. Më e pakapërdishme për mua. Jeta i ka këto dhe bota jonë e futbollit e njeh edhe këtë anë të errët.

Mund të na e thoni kur ka ndodhur?

Ka ndodhur në sezonin 2001-2002, kur Dinamoja fitoi titullin. Ndeshjen e fundit e kishte me ne dhe duhet të fitonte patjetër, sepse edhe me barazim, po të fitonte Tirana, e humbnin titullin dhe e fitonin bardheblutë.

Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes?

Gjatë ndeshjes disa lojtarë nuk u impenjuan sa duhet. Pati sjellje të çuditshme në momente kulmore. Dukej që kishin bërë marrëveshje me Dinamon në mënyrë “të nëndheshme”. U kuptua edhe gjatë lojës dhe, për fat të keq, na u desh të duronim të gjitha akuzat dhe dyshimet e opinionit publik se “e lamë ndeshjen”. Tirana ishte e para që na akuzoi, por e vërteta nuk ishte tamam ashtu. Aty vetëm disa lojtarë ishin të përfshirë në marrëveshje.

Mund të na i thoni emrat e atyre që dyshoni se nuk u impenjuan sa duhet kundër Dinamos?

Jo, mos ma kërkoni këtë. Ka kaluar shumë kohë. Nuk mendoj se ia vlen më.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu