“Hani jashtë, jua paguajmë ne gjysmën e faturës”, qeveria merr vendimin surprizë në mbështetje të restoranteve

0

Klientët e restoranteve në Britani do të marrin një zbritje prej 50% nga faturat e tyre gjatë muajit Gusht, sipas planit të qeverisë për të ndihmuar këtë sektor të goditur nga kriza dhe turizmin në përgjithësi.

Kancelari Rishi Sunak zbuloi planin “ha jashtë për të ndihmuar” si pjesë e një sërë masash për rinisjen e ekonomisë në mes të pandemisë koronavirus.

Plani do të thotë që njerëzit gjatë muajit Gusht mund të përfitojnë deri në 10 pound zbritje për person çdo herë që hanë jashtë, midis të hënës dhe të mërkurës. Sunak gjithashtu tha që TVSH-ja për mikpritjen dhe turizmin do të bjerë në 5%. Ulja, nga 20%, do të jetë e vlefshme për gjashtë muajt e ardhshëm.

Britania ka qenë një nga shtetet me më shumë rasteve me Covid 19 dhe me më shumnë jetë të humbura ne Europë, por tashmë situata duket të jetë vënë nën kontroll, dhe qytetarët i janë rikthyer jetës së tyre normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu