Harron hapur kamerën ,deputeti shfaqet krejtësisht i zhveshur në thirrjen parlamentare të Zoom

0

 

Një deputet kanadez u shfaq i zhveshur në kamera gjetë një takimi të komisionit paralamentar në platformën ‘Zoom’.

46-vjeçari William Amos kishte hapur kamerën pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhjen.

Deputeti kërkoi menjëherë falje për incidentin: “Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Ishte pa qëllim dhe nuk do të përsëritet më”.

Disa nga kolegët e tij përfituan nga ky incident për ta ngacmuar deputetin, me njërin prej tyre që tha: “Duhet t’i kujtojmë anëtarëve të komisionit, sidomos meshkujve, që kravata dhe xhaketa janë të detyrueshme, por të detyrueshme janë edhe këmisha, mbathjet ose pantallonat”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu