HARTA: Temperatura deri në -9 gradë C, nga nesër vendi pushtohet nga i ftohti polar

0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije parashikimin e motit për nesër në vendin tonë, ku bëhet me dije se në orët që vijnë na presin masa ajrore të thata por edhe të ftohta njëkohësisht. Orët në vijim parashikohet që moti të jetë i kthjellët pasi në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Ndërsa gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulta. Duke bërë kështu që qytetet më të ftohta të jenë: Shkodra, Fieri e Berati.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 13-15m/s. Ndërsa sa i përket temperaturave, ato parashikohet që të variojnë: në zona malore -10 deri -1°C; në zona e ulëta -4 deri 7°C; ndërsa në zona bregdetare -1 deri 9°C.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu