Hekuran Duka fitoi Dibrën e Madhe, reagon Ali Ahmeti: Fitore e merituar dhe e drejtë

0

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka falënderuar të gjithë kontribuuesit për fitoren e Hekuran Dukës në Komunën e Dibrës.

“Fitore e madhe në Dibrën e madhe, e merituar dhe e drejtë. Urime Dibrës, dibranëve dhe të gjithëve.

Mirënjohje për të gjithë kontribuesit, nuk do të ju zhgënjejmë asnjëherë”, shkruan Ahmeti.

Dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër ka qenë mbi 45% ndërsa kanë votuar 8534 qytetarë nga 19211 me të drejtë vote. Sot në Dibër është votuar në 27 vendvotime.

Rrethi i dytë në Dibër mbahet sot, dy javë nga rrethi i dytë në gjithë komunat tjera, për shkak të rivotimit më 31 tetor, 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu