Hetimet zyrtarizuan se Kacifas kishte kryer vetëvrasje, reagon nëna e tij: RENEA e vrau se ngriti flamurin grek

0

Pas përfundimit të hetimeve të prokurorisë së Gjirokastrës, për vdekjen e minoritarit grek Kostandino Katsifas tre vite më parë në Bularat, nëna e tij ka reaguar për mediat greke. Ajo shprehet se ata nuk kanë mundur të shpjegojnë pse e vranë djalin e saj dhe për këtë arsye e konsideruan vdekjen e tij si vetëvrasje.

“Pas nuk mundën t’i japin shpjegim pse e vranë djalin tim, ata e cilësuan vetëvrasje pas tre vitesh” shprehet për Protothema.gr Vasiliki Katsifas.

“Nëse ai bëri vetëvrasje siç thonë ata para burrave të RENEA, le ta publikojnë videon nga kamerat. Por ata nuk e bëjnë, sepse e vërteta është ndryshe. Fëmija im humbi jetën sepse mbrojti të drejtën e tij për të ngritur flamurin grek. Unë dua që e vërteta të dalë në dritë. Lufta jonë vazhdon”, përfundon nëna e Konstandino Katsifas.

Kujtojmë se Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje./Protothema.gr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu